21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ekskluzive: Vjosa Osmani kundër LDK’së edhe në Gjykatë, kërkon të shpallet antikushtetues dekreti i Presidentit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfaqur edhe një herë një qëndrim të kundërt me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Osmani, që mban postin e nënkryetares në LDK, ka dalë kundër partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ish-kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka kërkuar të shpallet antikushtetues dekreti i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ta mandatuar bashkëpartiakun e saj, Avdullah Hoti, për kryeministër të ri të vendit.

Gazeta Express ka siguruar komentet e Osmanit dërguar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kërkesën për vendosje meritore në rastin KO72/20.

 

…kërkoj me respekt nga kjo Gjykatë e nderuar që të shpallë një Aktgjykim, përmes të cilit konstaton se Dekreti i Presidentit Nr. 24/2020 është në kundërshtim me Kushtetutën sepse nëpërmjet këtij Dekreti, Presidenti i vendit ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të tjera dhe rrjedhimisht duke rënë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve”, ka shkruar Osmani.

Më poshtë, ju sjellim dokumentin e plotë.

 

 

Related posts

Para se të shkonte në Hagë, Thaҫi i drejtohet Amerikës, por merr këtë përgjigje

dardanianews

Kampionati Evropian sjell deputeten Duda Balje në rolin e prezantueses sportive?

dardanianews

Gjukanoviq nisë iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

dardanianews