August 8, 2026
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Vuhani merr vendimin pasi infektoi botën: Nuk do të konsumohen më kafshët e egra

Autoritetet në Vuhan kanë zgjeruan ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra duke përfshirë në këtë rregull të ri dhe gjuetinë dhe konsumimin e tyre.

Tashmë në Wuhan, sipas faqes zyrtare të qeverisë, nuk do të lejohet konsumimi i çfarëdo lloj kafshe, përfshirë ato ujore, që janë në listën e të rrezikuarve.

Masat u vendosën pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit, e cila i regjistroi rastet e para pikërisht në Wuhan dhe autoritetet bënë përgjegjëse fillimisht një treg që shiste kafshë të egra. Në janar, në të gjithë Kinën u vendos një ndalim i tregtisë së këtyre kafshëve, ashtu siç ndodhi gjatë virusit Sars.

Ekzaktësisht ende nuk dihet origjina e koronavirusit të ri, por provat na çojnë drejt përfundimit se mund të ketë ardhur nga një kafshë.

Related posts

Gati për të luftuar sonte”: A është ky një ndryshim epokal në strategjinë gjermane? 🛡️🇩🇪

dardanianews

Pamje shokuese/ Njerëzit të shtrirë rrugëve pa ndjenja, rrjedhja e gazit shkakto masakër (FOTO

dardanianews

Ukraina ‘rimerr 53 vendbanime në rajonin jugor’ – Rusia thotë se SHBA është ‘përfshirë drejtpërdrejt në luftë’

dardanianews