8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vjosa Osmani rreshtohet në krahë të Kurtit, del kundër Thaçit, Hotit e Lajçakut

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka repilkuar me të Dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Twitter për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës me Serbinë.

Lajcak ka thënë se ishte kundër vendosjes së reciprocitet, ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte reaguar duke thënë se vendosja e këtyre masave është e drejtë e cdo shteti sovran.

Edhe Osmani e përkrah këtë mendim të Kurtit, duke shtuar po ashtu se masa është e mbështetur në marrëveshje të arritura me herët me ndërmjetësimin e BE’së.

“Me gjithë respektin, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Shumica e tyre i referohen CEFTA-s (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”, shkruan Vjosa Osmani.

Për më tepër, Osmani ka thënë se marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe dokumente dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, teksa i ka përkujtuar diplomatit sllovak se standardi më i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare është reciprociteti.

“Ajo që po bën Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”, ka shkruar Osmani./Express/]

https://support.twitter.com/articles/20175256

Related posts

Një grua nga ky qytet i Kosovës, dorëzon në polici 10 eurot që i gjeti në rrugë, kërkohet personi që i kanë humbur

dardanianews

AKTUALE Deputeti i LDK-së: Koha është që disa me lëshu rrugë

dardanianews

Video dramatike, talibanët vrasin në sheshe publike 22 komando afganë

dardanianews