8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-aktivisti i VV-së e quan Kurtin antiamerikan: Kosova rrezikoi të rrëshqas në diktaturë

Qëndrimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti po konsiderohen si antiamerikane nga dikush që për 5 vite ishte në të njëjtën parti.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri, thotë se qëndrimet e Kurtit ishin të njëjta edhe në opozitë dhe tani sa udhëheq me ekzekutivin, teksa thotë se shpërfaqja antiamerikane po vërehen dita ditës.

“Qëndrimet e kryeministrit Kurti në raport me Amerikën kanë qenë të njëjta por nuk kanë qenë të shpërfaqura, sepse ishte në opozitë dhe sot kur ka ardhur në pushtet ato i ka shpërfaqë sepse mendimi i tij që e ka mbështetjen masive popullore”.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Muhaxheri thotë se Kosova ka rrezikuar që të shkojë drejtë një diktature sepse sipas tij partitë komuniste në emër të popullit i kanë gjykuar njerëzit.

“Popull është ai që e ka votuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen dhe këta të tjerët që se kanë votuar nuk konsiderohen popull  dhe kjo është indikacioni i parë që ne kemi pasur të shkojmë drejt një diktature sepse edhe në të kaluarën partitë komuniste në emër të popullit i kanë gjykuar njerëzit dhe populli janë ata që e kanë votuar vetëvendosjen dhe ne që se kemi votuar nuk jemi popull sipas tyre për Kosovën është shumë e rëndësishme kjo që ka ndodhur që kjo qeveri po bie sepse kemi pasur qasje të diktaturës të udhëhequr nga VV-ja”.

Që nga marrja e mandatit nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas Muhaxherit ekziston një ftohje e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

“Konsiderojë që është një ftohje për vetë faktin që Amerika për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona të përbashkëta i ka ndarë fonde Kosovës ose e ka trajtuar me një ftohësi dhe kjo nuk ka ndodhur më përpara. kjo po ndodh për shkak se Albin Kurti po sillet keq në raport me partnerin tonë strategjik Amerikën dhe nëse sillemi kështu ne po tregohemi jomirnjohës për kontributin që ka dhënë Amerika për Kosovën sepse ne jemi projekt i ShBA-së dhe ne nuk guxojmë të mendojmë të sillemi kaq vrazhdë me ta dhe Albini tashmë e ka shpërfaqë guximin sepse mendimi i tij për SHBA-në ka qenë ky që është sot” tha ai.

“Nuk ka veprime konkrete qe Albini është shumë dashamirë me Amerikën por me Evropën ka një marrëdhënie më të mirë por ne si qytetarë nuk duhet ta bëjmë këtë dallim, mes Amerikës dhe BE-së. Disa veprime janë të dyshimta dhe besoj që ditëve në vazhdim do të shohim se ka do të vazhdojnë të anojnë, por veprimet e tij janë të dyshimta”, u shpreh ai.

Related posts

Kjo është vajza që serbët nuk e vranë, pasi atëherë si bebe, e zhveshën dhe e kuptuan se nuk ishte mashkull

dardanianews

Merkel nudo? -Dalin fotot që turpërojnë kancelaren gjermane!

dardanianews

10 kosovarë në gjendje të rëndë, 54 duke u mjekuar, të rejat e fundit me COVID-19 në QKUK

dardanianews