17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Haxhiu thotë se LDK-ja dhe VV-ja janë hajna

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se LVV dhe LDK janë hajdutë dhe gënjeshtar duke thënë se ata mashtruan qytetarët gjatë kohës sa ishin në Qeveri në pandeminë Covid-19.

Nuk ka dilemë ata të cilët mashtruan qytetarët deri më 6 tetor, ata që zvarritën krijimin e qeverisë për 5 muaj për interesa personale dhe në kohë pandemisë kanë vjedhur”.

“Prandaj ne në Komisionin e Shëndetësisë të gjitha partitë kemi një dokument prej 1 faqesh e kemi dërguar me kërkesë të prokurorisë që të merret me ato”.

“Sepse ka kontrata të dyfishta me çmime, abuzime të shtrenjta dhe ka çështje të cilat duhet të hetohen nga prokuroria e shtetit”.

“Në këtë situatë në kohën e pandemisë kanë qenë bashkë LVV dhe LDK janë hajna dhe rrenca. Ata kanë gënjyer qytetarët edhe rreth pakosë për marrjen e 170 eurove”, ka thënë Haxhiu, në Info Magazine.

Deputeti gjatë pandemisë kishte bërë thirrje që të respektohen masat dhe kishte tërhequr vërejtjen se nuk po menaxhohet mirë pandemia.

 

Related posts

Hashim Thaçi vjen në Kosovë, gjendet në Burojë

dardanianews

Xhuli futet në xhakuzi me Atdheun, shfaqen më të afërt se kurrë

dardanianews

LAJM I MADH Për Shqiptarët: Hillary Clinton Ambasadore e OKB-së për Kosovën, Ja kush e thotë!

dardanianews