21.1 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

PDK e Vetëvendosje bëhen bashkë, nuk e votojnë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare!

Ka filluar vazhdimi i seancës së kaluar  plenare e në të cilën kanë mbetur për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.

Hekuran Murati në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Kjo pasi që sipas tij, kjo qeveri është ilegale dhe rrjedhimisht ka bërë që në mes të pandemisë të shkarkohet qeveria Kurti.

Andaj nuk do të mund të japin votën e tyre pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Poashtu edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk i voton këto marrëveshje.

Related posts

“Më tha merrma n’…. atë senin” – Dëshmia tronditëse e 13 vjeçares që dyshohet se u dhunua nga 55 vjeçari në Istog

dardanianews

Kurti ia kthen letrën Thaçit: Nuk e refuzojmë kërkesën tuaj – na sqaro insistimin tuaj për t’u marrë me çështje dytësore dhe tretësore

dardanianews

Ky është prifti katolik që gjatë luftës në Kosovë i ra kambanës për t’ua kujtuar myslimanëve kohën e iftarit (FOTO)

dardanianews