April 24, 2026
DardaniaNews
LajmeShëndetësi

87 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shërohen 31 persona

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë edhe 31 pacientë janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.

Numri total i të prekurve ka shkuar në 2677 ndërsa 1425 janë shëruar. Numri rasteve aktive ka shkaur në 1203.

‘’Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK’së. /Express/

 

 

Related posts

Nexhat Daci propozohet për president nga Thaçi, reagon vet ai

dardanianews

Benjamin Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës

dardanianews

Pse statistikat në Itali janë një lajm i mirë?

dardanianews