May 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

AKSIDENTOHET DJALI I PRESIDENTIT THAÇI

 

Djali i Presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është aksidentuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta brenda Klinikës Emergjente se ai është dërguar me urgjencë pasi ka pësuar disa lëndime në aksident.

“Është pranuar në Emergjencë pas orës 5 të mëngjesit. Ka pas disa lëndime të lehtë, gjakderdhje nga hundët. I janë bërë të gjitha ekzaminimet, rtg dhe CT, e pastaj është liruar në shtëpi”, ka thënë ky burim.

Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës e cila e ka konfirmuar aksidentin, por nuk ka dhënë detaje për emrat e personave të përfshirë në aksident. “Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Zyra e Presidentit të Kosovës, zyra për informim e QKUK-së, e as drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani, nuk janë përgjigjur për këtë rast.

Related posts

Protesta te kryeministria e Shqipërisë: Vogëlushi thirrje Ramës: O xhaxhi Edi, mos ma prish shtëpinë

dardanianews

Momenti kur shembet ndërtesa në Gaza pas sulmeve izraelite me raketa

dardanianews

Duke ia kthyer të pasmet kamerës, motrat Ismajli ‘tërbojnë’ ndjekësit

dardanianews