3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deputetët Rexhepi e Shala ,a do të dalin nga LDK për t’iu bashkuar Vjosa Osmanit

Deputetët e LDK’së të cilët ishin kundër rrëzimit të “Koalicioni të Shpresës” mes VV’së e LDK’së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala megjithatë nuk do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në iniciativën për një subjekt të ri politik. Deputetët Rexhepi e Shala i thanë Gazetës Express se do të vazhdojnë të mbesin në LDK.

Vjosa Osmani e pakënaqur me hierarkinë e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas shkarkimit në qershor nga pozitat drejtuese në parti ka dhënë sinjale të qarta se do të vazhdojë ndaras LDK’së, rrugëtimin e saj politik pas 20 vjetësh si pjesë e saj.

Osmani që ishte kandidate e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit do të provojë të sfidojë skenën politike me një parti të re.

Emra të shumtë u përmenden se do të mund t’i bashkohen iniciativës së kryekuvendares Osmani, por shumica nga ta e demantuan një gjë të tillë, duke filluar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, më pastaj Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ish-anëtari i PSD’së,Dardan Sejdiu.

Dy deputetët e LDK’së, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala të cilët poashtu ishin përfolur se mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit për arsye të qëndrimeve të përfaërta në të kaluarën kur kishin votuar kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, megjithatë do të vazhdojnë të mbesin në partinë më të vjetër në vend.

Deputeti nga Gjilani dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi i tha Gazetës Express se është anëtar i LDK’së dhe se me Osmanin nuk ka biseduar për këtë çështje.

”Unë jam anëtar i organeve të LDK’së dhe jam LDK, nuk kam biseduar lidhur me këtë çështje me znj. Vjosa Osmani dhe nuk i përgjigjem gjërave spekulative”, tha shkurt Rexhepi.

Kurse, deputeti dhe kryetari i degës së LDK’së në Suharekë, Ardian Shala mohoi zërat se do ta braktisë LDK’në.

“As që kemi biseduar  me Vjosa Osmanin për këtë çështje, unë jam kryetar i degës së LDK’së në Suharekë dhe nuk kam ndonjë mendim tjetër, dhe patjetër që do të vazhdoj të mbetem në LDK”, tha Shala të enjten për Express.

Deputeti tjetër i LDK’së i cili është rreshtuar pas Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7 deklaroi se disa nga bashkëthemeluesit e LDK’së dhe bashkëpunëtorë të afërt të presidentit Ibrahim Rugova do t’i bashkohen Osmanit.

Avdyli u shpreh se ka interesim edhe të bashkatdhetarëve emra eminent për t’u bashkuar rreth një subjekti të ri që do ta ketë kryetare Vjosa Osmanin.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK’së, dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili po shihet si më neutrali në parti duke provuar t’i bashkojë grupacionet brenda ka shkruar në Facebook “LDK bashkë. Beso” duke lënë të nënkuptohet se të gjithë duhet të qëndrojnë në LDK.

 

Related posts

Vdekja e 3-vjeçarit, flet mjeku Roland Xhaxho: Prindërit firmosën për kryerjen e anestezisë, fëmija kishte infeksion

dardanianews

VIDEO/ Sulmoi dhe hëngri turistin në Egjipt, momenti kur nxirret peshkaqeni tigër

dardanianews

Medalja e Rugovës do të thotë bota për mua”, Hyland flet për admirimin e tij ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova

dardanianews