18.5 C
New York
September 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ky është numri i vendeve që Vjosa Osmani po pretendon t’i ketë në listën Zgjedhore të Vetëvendosjes!

Nëse Vjosa Osmani vendos që të largohet përfundimisht nga LDK-ja, ajo pritet që në zgjedhjet e ardhshme të garoj në një listë zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Burime të Gazeta Blic të afërta me Osmanin dhe Vetëvendosjen kanë treguar për Gazeta Blic që ka komunikim të vazhdueshëm ndërmjet kryetares së Kuvendit dhe ish- kryeministrit, Albin Kurti.

Ata madje, siç merr vesh gazeta, tashmë kanë menduar edhe detajet për atë se si do të dukej lista zgjedhore e tyre.

“Vjosa Osmani dhe Kurti janë dakorduar që nëse do të shkojnë bashkë në një listë zgjedhore, atëherë Iniciative e re politike, do t’i ketë 20-30 vende në Listën Zgjedhore të Vetëvendosjes”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ishte vetë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ajo e cila në një debat televiziv tha se është duke e menduar seriozisht formimin e një “Iniciative të Re Politike”.

Osmani ka theksuar se ajo preferon që në zgjedhje të garoj si koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, duke i përjashtuar partitë tjera.

 

Related posts

Dalin fotografitë e ushtarëve amerikanë pas stacionimit në pjesën veriore

dardanianews

Ngjela: Copëtohet Maqedonia e Veriut/ Pjesa shqiptare i kalon Kosovës/ Projekti që tmerron…

dardanianews

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

dardanianews