7.2 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“A do e kishe problem që një burrë ta prekte partneren tënde nga të pasmet?”, Buci vihet në siklet nga pyetja

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ishte plot pyetje e përgjigje.

Buci ishte ai i cili u vu goxha shumë në siklet nga pyetjet e publikut e banorët, shkruan lajmi.net.

Një nga pyetjet më provokuese të mbrëmjes kishte të bënte me marrëdhëniet dhe perceptimet e tolerancës brenda një formati si “Big Brother”.

“Si do ta shihje Santin nga jashtë, po të ishe i dashuri i saj?” – ishte pyetja që iu drejtua Bucit, një pyetje që kërkonte një balancim mes besimit dhe xhelozisë. Buci rrëfeu që: “Përderisa do të dakordohej që ajo të futej në një format të tillë siç është ‘Big Brother’, ai do t’i kishte parasysh edhe këto situata, kështu që nuk do t’i pengonin”.

Ndërsa ky përgjigjeje ngjalli interes në mes të banorëve, Shqipja, gjithnjë e gatshme për të sfiduar dhe thelluar diskutimet, hodhi në skenë një pyetje më të thellë: “A nuk do ta kishe problem që mashkulli tjetër ta shihte nga të pasmet, të thoshte se më tundon?”.

“Këto gjëra ndodhin edhe në rrugë, shikimet e meshkujve si ndalon as jashtë”, u shpreh Buci me pak siklet./Lajmi.net/

Related posts

Pasi doli nga BBVK, Lela publikon letrën që i ka shkruajtur Leo

dardanianews

Ana Kabashi i ka dy fjalë për Gjestin

dardanianews

“Më lanë në mes të katër rrugëve”, Ronela Hajati me lot në sy: Kam paguar vetë hotelin e stafit në Eurovision

dardanianews