A E DINI SE PADIA E PARË NDAJ MILLOSHEVIÇIT NË HAGË U DORËZUA NGA NJË AVOKAT SHQIPTAR
A e dini se padinë e parë në Hagë ndaj Sllobodan Millosheviçit, ku ai akuzohej për krime lufte, e dorëzoi avokati Bajram Kelmendi që në vitin 1996?
A e dini se grupi i Adem Jasharit, i cili akuzohej nga regjimi serb për terrorizëm, mbrohej në proceset gjyqësore pikërisht nga avokati Bajram Kelmendi?
A e dini se në janarin e vitit 1999, gjatë një konference të avokatëve në Beograd, Bajram Kelmendi e akuzoi publikisht Sllobodan Millosheviçin për gjenocid në Kosovë?
A e dini se më 24 mars 1999, ditën kur NATO nisi bombardimet ndaj Serbisë, me urdhër të regjimit të Millosheviçit, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastrioti dhe Kushtrimi, u morën forcërisht nga banesa e tyre në Prishtinë dhe u ekzekutuan në dalje të qytetit?
Bajram Kelmendi ishte ndër zërat e rrallë juridikë shqiptarë që e sfidoi regjimin serb në gjykata dhe në opinionin ndërkombëtar, në kohën kur frika dhe represioni ishin pjesë e përditshmërisë në Kosovë. Angazhimi i tij profesional dhe qëndrimi publik kundër krimeve të regjimit e vendosën në shënjestër të aparatit shtetëror serb.
Historia e tij mbetet një dëshmi e guximit juridik dhe e çmimit të lartë që u pagua në përballje me një regjim represiv.

