18.9 C
New York
May 12, 2026
DardaniaNews
LajmeSport

Adem dhe Hamëz Jashari, me mesazh para ndeshjes Shqipëri – Serbi

Në një nga ndeshjet më të ndjeshme dhe simbolike për tifozët shqiptarë, Adem dhe Hamez Jashari janë shfaqur së bashku në tribunat e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, pak para përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Të veshur me ngjyrat kuqezi dhe të rrethuar nga mijëra tifozë entuziastë, dy nipat e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kanë dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje dhe krenarie kombëtare. Hamezi ka postuar foton nga stadiumi me mbishkrimin “Forca Shqipëri!”, ndërsa Adem Jashari u pa me një fanellë që mban portretin e emrit të tij legjendar, duke përçuar emocione të forta te publiku.

Prania e tyre në këtë përballje simbolike nuk është thjesht sportive – ajo mbart një kujtesë historike dhe një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

“Po ‘digjem’”- Dalin bisedat e ‘nxehta’ mes Yamal dhe aktores së filmave për të rritur

dardanianews

Rrufeja godet për vdekje një 20-vjeçar në livadh

dardanianews

Këta janë 67 deputetët e Kuvendit që shpenzuan paratë e shtetit për derivate

dardanianews