3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
ShowbizSport

Adeyemi e mbron Loredanën nga kritikët: Mos e sulmoni të dashurën time, unë jam fajtor

Karim Adeyemi u është kundërpërgjigjur kritikëve në lidhje me të dashurën e tij, rep-artisten nga Kosova, Loredana Zefi.

Ylli i Borussia Dortmundit kishte rënie drastike të formës në sezonin 2023/24 dhe kritikat u zhvendosën tek e dashura e tij.

Ata janë të lidhur nga vera e vitit 2023, ndërsa e kishin bërë postimin e parë së bashku në rrjetet sociale në muajin korrik, shkruan “Gazeta Express”.

Adeyemi dështoi ta shfaqte klasin e tij nga ajo kohë, ndërsa lidhja e tij me këngëtaren shqiptare është në fokus të padiskutueshëm.

E dija se në çfarë po futesha, që ajo ishte një person në sy të publikut, por e pashë si gjë të çmendur që njerëzit reagojnë kështu pas një loje të keqe që e bëj. Nuk është e padrejtë ndaj meje, sepse nuk kam luajtur mirë. Është jokorrekte dhe e padrejtë me të dashurën time. Nuk ka të bëjë asgjë se si luaj apo se si performoj në fushën e blertë. Ndonjëherë e shoh të çuditshme se si disa njerëz e marrin guximin të gjykojnë njerëz që s’i njohin”, deklaroi Adeyemi.

Ai i nisi nga fillimi vetëm tri ndeshje në Bundesligë me Verdhezinjtë në këtë sezon dhe nuk luajti nga 13 dhjetori shkaku i lëndimit.

“Nuk ishte një pjesë e parë e mirë e sezonit. Nuk jam i lumtur me vetveten”, përfundoi futbollisti.

Me rikthimin e Jadon Sanchos nga Manchester United, Adeyemit do t’i zvogëlohen edhe më shumë gjasat për t’u paraqitur në pjesën e dytë të sezonit në “Signal Iduna Park”. /Gazeta Express/

Related posts

Gazetari kosovar tregon se ai dhe Big Mama e duan njëri-tjetrin

dardanianews

Big Brother ka hapur një votim cila dëshironi të prezantojë Big Brother VIP 3 voto

dardanianews

Sara habit me reagimin pasi Ledri foli për ndarjen

dardanianews