Gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka paralajmëruar publikimin e fotografive që, sipas tij, lidhen me një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një video të publikuar në TikTok, Tozaj ka pretenduar se bëhet fjalë për një deputet të Kosovës, i cili, sipas tij, ka dërguar më shumë fotografi se të gjithë personat e tjerë që ai kishte përmendur më herët.
“Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë. Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in politik se aty do të keni spektakël, do i shikoni këto që neve na duken idhuj janë njerëzit më të pisët, që i keni pa ndonjëherë”, ka deklaruar ai.
Tozaj nuk e ka bërë të ditur emrin e deputetit, ndërsa nga deklarata e tij lë të kuptohet se pretendon se fotografitë do të publikohen në një moment të mëvonshëm.
Deri më tani, nuk ka të dhëna të tjera të bëra publike që e saktësojnë identitetin e deputetit apo përmbajtjen e fotografive për të cilat ka folur gazetari.

