January 5, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Aktori i “Twilight” vdes në moshën 30-vjeçare

Gregory Tyree Boyce, një aktor i njohur për shfaqjen e tij në “Twilight”, ka vdekur në moshën 30-vjeçare sipas Fox News.

Zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut Clark në Las Vegas konfirmoi për Fox News të hënën se Boyce dhe Natalie Adepoju, e dashura e tij, të dy kishin ndërruar jetë më 13 maj.

Nuk u dhanë shkaqe të vdekjes, pasi të dy rastet janë ende në pritje.

Një burim i tha E! News që dyshja u gjetën nga kushëriri i Boyce në shtëpinë e tyre në Las Vegas pasi ai vuri re që ata nuk ishin larguar për në Los Angeles ashtu siç po planifikonin të bënin.

Kushëriri i Gregut u zgjua dhe vuri re që makina e Greg ishte ende në shtëpi. Ai ishte i shqetësuar sepse Greg kishte për të qenë në Los Angeles. Kushëriri i tij shkoi ta kontrollonte dhe i gjeti”, tha burimi për E!News.

Burimi sqaroi se Boyce jetonte në Las Vegas për të ndihmuar nënën e tij dhe ‘do të udhëtonte për në LA për punë aktrimi dhe të shihte vajzën e tij’, e cila sipas burimit është 10-vjeçe.

Boyce luajti Tyler në “Twilight” të vitit 2008.

 

Related posts

Çfarë po ndodh me Xhensila Myrtezajn

dardanianews

KY DETAJ ZBULON SE HEIDI LUSHTAKU DHE HAXHI KRASNIQI JANË RIBASHKUAR?

dardanianews

Për cilin banor është zarfi i zi në shtëpi?

dardanianews