28.8 C
New York
July 26, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Anton Berisha jep dorëheqje nga AAK-ja, pritet rikthimi i tij në LDK

Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Puënve të Jashtme dhe nënkryetar i AAK-së prej sot ka publikuar dorëheqjen e tij nga ky subjekt politik. Berisha ka dhënë dorëheqje nga funskionet ne AAK që prej 6 Tetorit të vitit të kaluar, por zyrtarizimi i kësaj dorëheqje është bërë sot, përmes publikimit të tekstit të dorëheqjes në murin e tij në Facebook nga vetë Anton Berisha, përcjellë Botapress.
Paraprakisht të themi se mospajtimet dhe dallimet e Anton Berishës më AAK-në dhe me Ramush Haradinajn kanë qenë evidente edhe më herët.
Ndërkaq Anton Berisha njihet si një përkrahësit e arritjes së koalicionit parazgjedhor mes LDK-së e AAK-së per zgjehdjet e 6 Tetorit.
Ndërkaq backgraundi i tij prej një zyrtari e përkrahësi të devotshëm të filozifisë politike rugoviane, që nga koha e presidentit Ibrahim Rugova, dhe paralajmërimi i Berishës në tekstin e dorëheqjes se “…unë do të vazhdoj të jem aktiv në kontributin për vendin tim në përputhje me konceptet e mia që në themel kanë lirinë e njeriut, demokracinë dhe integrimin e shtetit të Kosovës në strukturat euroatlantike” është e pritshme që ai do t’i bashkohet LDK-së.
Botapress, ka kontaktuar me Anton Berishën dhe ai e ka pohuar mundësinë e rikthimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Për më shumë ja dorëheqja e Anton Berishës e postuar në Facebook:

SQARIM MBI DORËHEQJEN TIME NGA AAK, TË DATËS 6 TETOR 2019
Gjatë ushtrimit të detyrës time të zëvendësministrit të jashtëm, keshilltarit diplomatik të kryeministrit dhe përfaqësuesit diplomatik për Selinë e Shenjtë, janë shpërfaqur dallime të mëdha me krerët institucional, pergjegjës per politikën e jashtme.

Krahas bashkēpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim.

Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinaj, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike.

Arsyeja e këtij qëndrimi konsiston në dallimin konceptual në trajtimin e marrëveshjeve në parim që janë produkt i proceseve të gjata politike dhe diplomatike duke përfshirë edhe partneret tonë strategjik.

Marrë parasysh faktin që detyrën e parë specifike diplomatike e kam marrë në vjeshtën e vitit ‘95 nga presidenti Rugova, e duke vazhduar në formate të ndryshme përfaqesimin politik, institucional e diplomatik deri më tani, është e nënkuptueshme se unë do të vazhdoj të jem aktiv në kontributin për vendin tim në përputhje me konceptet e mia që në themel kanë lirinë e njeriut, demokracinë dhe integrimin e shtetit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Miqëve dhe gazetarëve, të cilët u interesuan në këtë periudhë për angazhimin tim, së pari u jam mirënjohës. Së dyti, ju kërkoj mirëkuptim që për shkak të diskrecionit dhe korrektësisë ndaj palëve kam kufizuar publikimet dhe nuk kam mundur të përgjigjem në kohë.

Me respekt!

Anton Berisha

 

Related posts

Lajm i mirë, arrin kamioni më plot ndihma për Kosovën

dardanianews

Nga Kimete Berisha: Ushtria Çlirimitare ‘Hashim Thaçi

dardanianews

Arrestohet punëtori më dembel i Postes, nuk i dorëzoi 2 mijë e 26 dërgesa tek palët adresuese

dardanianews