13.6 C
New York
October 13, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Alaudini jep lajmin e fundit nga Big Brother Vip Kosova

Me vjeshtën në prag, përgatitjet janë në maksimum për sezonin e ri televiziv, i cili në Klan Kosova vjen me plot risi.

E gjëja që pritet me kërshërinë më të madhe pa dyshim që është sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Pas një suksesi absolut në sezonin e parë që theu rekorde të shikueshmërisë në shifra që tejkaluan 90% të audiencës “share”, gjithçka po bëhet gati për të nisur edhe më shpejt sezonin e dytë.

Se kapitulli i ri, ai i dyti po fillon, e ka bërë të ditur moderatori Alaudin Hamiti.

Hamiti ka publikuar video nga shtëpia e demoluar në të cilën po punohet me intenzitet të madh për ta ridimensionuar atë tërësisht nga sezoni i parë.

“Ç”vend është ky?“, pyet ai ndjekësit në atë që duket të jetë kuzhina e dikurshme e shtëpisë, duke publikuar edhe një video (SHIKO KËTU).

Alaudini ka publikuar edhe një tjetër video nga zyrat dhe tabela e famshme, nga e cila shpesh plot përpiqeshin të kuptonin më shumë nga përmbajtja e spektakleve që fiksuan shqiptarët kudo përpara ekraneve të hënave dhe të premteve.

Mezi po presim! Po ashtu, ai publikoi edhe një video tjetër. (SHIKO KËTU)/Prive.al/

Related posts

E habitshme, Xhuli nuk di as të shkruaj, ia huq keq me shkrimin, s’kuptohet fare

dardanianews

Komuna merr masa për Naimin e Mihrijen

dardanianews

Juristja më seksi shqiptare provokon me një pozë të zjarrtë nga………shtr…

dardanianews