21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Alaudini jep lajmin e fundit nga Big Brother Vip Kosova

Me vjeshtën në prag, përgatitjet janë në maksimum për sezonin e ri televiziv, i cili në Klan Kosova vjen me plot risi.

E gjëja që pritet me kërshërinë më të madhe pa dyshim që është sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Pas një suksesi absolut në sezonin e parë që theu rekorde të shikueshmërisë në shifra që tejkaluan 90% të audiencës “share”, gjithçka po bëhet gati për të nisur edhe më shpejt sezonin e dytë.

Se kapitulli i ri, ai i dyti po fillon, e ka bërë të ditur moderatori Alaudin Hamiti.

Hamiti ka publikuar video nga shtëpia e demoluar në të cilën po punohet me intenzitet të madh për ta ridimensionuar atë tërësisht nga sezoni i parë.

“Ç”vend është ky?“, pyet ai ndjekësit në atë që duket të jetë kuzhina e dikurshme e shtëpisë, duke publikuar edhe një video (SHIKO KËTU).

Alaudini ka publikuar edhe një tjetër video nga zyrat dhe tabela e famshme, nga e cila shpesh plot përpiqeshin të kuptonin më shumë nga përmbajtja e spektakleve që fiksuan shqiptarët kudo përpara ekraneve të hënave dhe të premteve.

Mezi po presim! Po ashtu, ai publikoi edhe një video tjetër. (SHIKO KËTU)/Prive.al/

Related posts

Adelina Ismajli në Festivalin e Këngës: Shqipëria më ka dashur më shumë se Kosova

dardanianews

FOTOT/ Modelja e njohur “tërbon” shqiptarët, lidhet me futbollistin serb?

dardanianews

Derisa Meritoni nuk po i ndal puthjet me Ilnisen, ja çfarë po bën ish partnerja e tij Egesta

dardanianews