7.2 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Alaudini zbulon këto detaje për Big Brother VIP Kosova 4

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa detaje të reja për edicionin e katërt të spektaklit, gjatë një interviste në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Edhe pse nuk zbuloi datën e nisjes, Hamiti tregoi se këtë vit shtëpia ka pësuar ndryshime të dukshme, duke u zgjeruar si në hapësirën e brendshme, ashtu edhe në oborr.

Përveç kësaj, është riorganizuar edhe renditja e ambienteve të brendshme, për të sjellë një përvojë të re për banorët.

Sipas moderatorit, shtyrja e nisjes nuk ka qenë dëshirë e ekipit, por pasojë e përgatitjeve të shumta që po marrin më shumë kohë se zakonisht.

“E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente. Unë ty mundem me të tregu, por nuk më lejohet me thënë me zë, nuk muj me cekë”, u shpreh ai me humor.

Ndërkohë, gazetarja e emisionit, Genta theksoi se sipas saj “Big Brother VIP Kosova 4” është shumë afër nisjes.

Intervista e plotë në vijim.

Related posts

Rrëfimi i pazakontë i Adelina Ismajlit: Shqipëria më vlerëson dhe më do më shumë sesa Kosova

dardanianews

Publikohet video që Ilnisa nuk do të donte, ajo shihet duke përqafuar këngëtarin serb

dardanianews

Ish i dashuri i Adriana Matoshit me propozim romantik për të dashurën e re

dardanianews