February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Albërie Hadërgjonaj do një burrë si të Eminës, ka një arsye të veçantë

Albërie Hadërgjonaj është emër shumë i dashur për publikun.
Albërie Hadërgjonaj së fundi ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku foli shumëçka rreth jetës private dhe asaj profesionale, shkruan lajmi.net.

Meqë jemi në fundvit, Ermali i kërkoi asaj dhe të ftuarve të tjerë të tregonin dëshirat që kanë për vitin 2019.

Këngëtarja pa ngurruar fare i tregoi dëshirat e saj, e një ndër to ishte të gjejë një burrë si të modeles, Emina Çunmulaj, por kishte një arsye të veçantë për këtë.

“Zotohem se në vitin 2019 nuk do të ndryshoj si njeri, do jem e çiltër. Ndoshta është një zë edhe për gratë, vajzat dhe nënat që të mos kenë frikë dhe ta përballojnë jetën ashtu siç iu vjen. Një masë e vogël thonë: Kjo është çmendur, shikoni si është bërë. Shumë mirë jam. Do merrem me trupin dhe fytyrën time dhe do t’i bëj siç ma do shpirti im. Dhe e treta për vitin 2019, do Zoti e gjej një burrë si të Emina Çunmulajt”, tha Albëria.

Këtë gjë, Albëria e thotë pasi modelja është martuar me një burrë të kombësisë tjetër dhe po vazhdon të ndihmojë shumë persona në nevojë.

“Eminën ti e ke patur këtu, ajo mori një burrë me kombësi tjetër dhe po bën çudira që të ndihmojë popullin e saj dhe njerëzit në nevojë. Ndërsa ne kemi biznesmenë milionera dhe deputetë për të cilët betohem se nuk do t’i përkrah dhe nuk ndihmojnë”, shtoi Albëria. /Lajmi.net/

Related posts

Dyshimet se fëmijën e kishte me Flori Mumajesin, Alby tregon momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë

dardanianews

Solli në jetë fëmijën? P*rnostarja shqiptare publikon foton e nxehtë me parterin, por… Aktorja e filmave me pullë të kuqe nxit dyshimet se është bërë sërish nënë

dardanianews

Mbahuni burra, Violetë Kukaj befason me pamjen e re

dardanianews