5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Albërie Hadërgjonaj: Ish-bashkëshortin nuk doja ta shikoja me sy

Në emisionin “Ndryshe” sot ishte e ftuar artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ndau detaje të reja për jetën e saj personale dhe profesionale, si dhe për projektet që pritet të publikohen këtë muaj. Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja:

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.

E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje:

Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Duke u ndalur në rolin e saj si nënë, Albëria pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të dëshironte. Sot, vajzat e saj janë të realizuara, dhe Albëria është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja, të cilat kanë kërkuar një vit përgatitje.

“Jeta vazhdon,” përfundon ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”

Related posts

Pasi ia arriti qëllimit, Verona e Bucit ‘braktisë’ Kosovën (FOTO)

dardanianews

Xhuli i thotë se ti nuk je burrë, Artani ia kthen: “Ti je degjenerim total”

dardanianews

A është ky reagimi i parë i Dianës pas daljes?!

dardanianews