13 C
New York
April 19, 2025
DardaniaNews
Lajme

Albin Kurti i hapur ndaj Serbisë dhe Greqisë (ortodoksisë)!?

Shkruan: Idriz Morina

Albin Kurti duhet të flasë sinqerisht për atë që mendon dhe beson, dhe jo vetëm në mënyrë të koduar, që mbështetësit e tij të mos e kuptojnë.
Në fakt ai këtë e bën qëllimshëm, në mënyrë që ta vazhdojë manipulimin e opinionit.
A ju kujtohet kur në verën e vitit 2023 në kulm të hidhërimit të opinionit ndaj ndërmjetësit çek Lajçakut, se po mbante anën e Serbisë në bisedime, Albini Kurti, po kënaqej duke pirë kafe me të në Greqi.
Ai moment, i pakomentuar as nga media dhe as nga ekspertët, shënonte dy momente kyçe të politikës zhgënjyese kombëtare të Kurtit.
E para, në kulmin e akuzave publike ndaj Lajçakut, kryesisht në rrjete sociale të mbështetësve të tij, ai po shfaqej i lumtur duke pirë kafe në Kretë të Greqisë.
Por, për Kurtin, nuk kishin rëndësi akuzat, sepse ashtu duhej të manipulohej opinioni, sepse ai po e përmbushte agjendën ortodokse.
“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajcak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.
(https://rtv21.tv/kurti-pas-takimit-me-lajcakun-ne-greqi-moti-ishte-shume-me-i-nxehte-se-diskutimi-yne/)
Sintagma “Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, dhe pamja miqësore në tavolinë, tregojnë se ai jo vetëm që po kënaqej me kafenë, por ishte shumë i kënaqur me punën e Lajçakut. Ai pra, nuk ishte aspak i zemëruar me misionin e tij për t’i shtyrë përpara interesat serbe.
Pra, fjalia “Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, është një formulim i koduar për raportet e tij me të dërguarin e BE-së dhe me vetë procesin.
Temperaturat e jashtme (moti), është referim alegorik për akuzat publike ndaj Lajçakut, por që ato nuk pushonin fare edhe pas atij takimi të përzemërt të Kurtit me Lajçakun, sepse makina e propagandës, e ka atë qëllim që ta dezorinetojë opinionin, t’i fshehë të vërtetat dhe, të pavërtetat – fiksionin, ta paraqesë si realitet.
Akuzat e rënda ndaj Lajçakut që kishin për qëllim të fshehin raportet e Kurtit me të dhe dështimin me bërjen e marrëveshjes antikombëtare në Ohër-Bruksel, vazhduan më intensivisht, aq sa në shtator të vitit 2023, i dërguari amerikan Gabriel Escobar pat deklaruar se i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që t’i dënojnë sulmet në Kosovë ndaj të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pra, ai kishte mendim krejtësisht tjetër për Lajçakun, pra pozitiv e dashamirës, nga mënyra se si e portretizonin mbështetësit e tij në rrjete sociale. Pra, kjo e dallon intencën e propagandës, që të fajësojë Lajçakun për dështimin kombëtar të Kurtit për Marrëveshjen Ohër-Bruksel.
Por, përveç kësaj hipokrizie politike të tij dhe të mbështetur masivisht nga partia e tij, që e zbulon hapur se si është një politikan i tipit të Enver Hoxhës, që e bën pikërisht të kundërtën e asaj që deklaron.
Diktatori Enver Hoxha, në retorikën e tij jashtë vendimmarrëse gjithmonë fliste pozitivisht për Kosovën, por që në Luftën e Dytë Botërore, të paktën në dy raste kishte dalë me qëndrime kundër marrëveshjes së Mukjes (2 gusht 1943), dhe marrëveshjes së Tapizës (26 korrik 1943 dhe e ndryshuar më 1 gusht 1943), ku të gjitha grupet e luftës për çlirim, të majtë dhe të djathtë kërkonin që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përveç që Shqipëria të ishte e lirë e demokratike, Kosova të vendoste vet për fatin e saj, përkatësisht bashkimin me Shqipërinë, dhe po ashtu në Tapizë, u kërkua krijimi i Shqipërisë etnike.
Përveç tjerash, krimeve të kryera ndaj patriotëve nga Kosova dhe gjithandej, në regjimin e tij, ai e përjashtoi mësimin e Kosovës nga librat shkollorë.
Kurti po kënaqej me kafe me Lajçakun, ndërsa në mars e kishte pranuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit, sipas dokumentit të mbiquajtur franko-gjerman.
Po ashtu në këtë takim, Kurti, siç shihet nga fotoja, kishte thyer protokollon shtetëror, duke u takuar privatisht me ndërmjetësin, që pikërisht po i shtynte para interesat serbe, dhe shteti nuk ka të dhëna zyrtare se çfarë ka pranuar apo ofruar Kurti më tej, dhe pikërisht në Greqi, një shtet që vazhdon politikat antishqiptare, duke shtypur të drejtat e miliona arvanitasve, duke I shtyrë drejt zhdukjes etno-gjuhësore e kulturore, dhe po ashtu të rreth një milion shqiptarëve që u dynden atje pas fillimit të demokracisë në Shqipëri.
Raportet e Kurtit me Greqinë janë shumë më delikate, dhe disa nga informacionet janë të procesuara në të dhënat shtetërore.
Jo e rastësishme ishte deklarata e presidentes Osmani, se Qeveria (pra, Kurti) ka luajtur bixhoz me të ardhmen e shtetit tonë. Sipas saj, duke ikur apo prishur raportet me aleatët tanë, dhe duke u përpjekur të ndërtojë aleanca (pseudoaleanca) të reja!

Related posts

Atraksion i verës, pishina e Gërmisë me pamje e çmime të reja

dardanianews

U infektuan 11 persona nga ai, deklarata skandaloze e shoferit nga Kamenica: “S’ka virus e as orë policore për mua”

dardanianews

Thirrja e rrezikshme e Gani Kocit, kundër Kurtit, Osmanit dhe shumë personaliteteve tjera, a është ky kërcënimi më i fuqishëm i bërë haptas?

dardanianews