2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Anton Quni jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

Anton Quni ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së, Dega në Prizren.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se këtë vendim e merr si përgjegjësi morale  për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Unë, sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së – Dega në Prizren.
Këtë vendim e mora si pergjegjësi morale e imja për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

Përkundër ngritjes së numrit të votave, në krahasim me zgjedhjet nacionale 2021, dhe rritjes se numrit të kuvendarëve, ishte e pamjaftueshme që të jemi në raundin e dytë për të parin e komunes.

Nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e mia i kam bartur tek Nënkryetari Dr. Hatim Baxhaku i cili, ditëve në vijim do ti bashkëkoordinoi veprimet e aktivitetet me Kryetarin LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.

Unë vazhdoj të mbetem dhe të angazhohem si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së.

Të qenit kryetar i deges ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjëve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor.

Faleminderit të gjithë votuesve dhe bashkepuntorëve që në çdo situatë më qëndruan afër.
Ju jam mirënjohës dhe vazhdojmë me punë të mira për vendin e për LDK-n.

Related posts

Milaim Zeka ia uron ditëlindjen djalit të Thaçit, por pastaj kapet keq me komentuesit

dardanianews

Moderatorja që po paralajmëron kandidaturën për presidente të Shqipërisë

dardanianews

Vjosa Osmani, sot jep dorheqje?

dardanianews