June 13, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vjosa Osmani, sot jep dorheqje?

Pas një sërë takimesh, mospajtimesh në ndarje të pushtetit, Kurti dhe Isa Mustafa nga LDK arritën një marrëveshje që u quajt “Koalicioni i Shpresës”.

Pas një sërë takimesh, mospajtimesh në ndarje të pushtetit, Kurti dhe Isa Mustafa nga LDK arritën një marrëveshje që u quajt “Koalicioni i Shpresës”.

Por, as 50 ditë të plota, madje në mes të pandemisë COVID19, ky koalicion u thye, që rezultoi me një mocion mobesimi nga ana e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti, i cili u mbështet nga opozita, shkruan Indeksonline.

Por, dikush doli kundër kësaj seance, ishte pikërisht kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, njëherit kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

E njëjta refuzoi më pas edhe të merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të LDK-së, por edhe u distancua nga çdo deklaratë e partisë së saj, madje pati edhe konflikte verbale me zëra të fuqishëm nga partia e saj.

Në anën tjetër, vet Kurti në një intervistë nuk e mohoi bashkëpunimin e tij me Osmanin.

E kjo e fundit dje thirri një konferencë për medie. Kjo thirrje e saj vjen menjëhërë pasi që presidenti Hashim Thaçi, i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit që të formojë qeverinë e re.

Ndonëse Zyra e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka dhënë detaje se për çfarë ka thirrur Osmani këtë konferencë, duke marrë parasysh deklaratat dhe veprimet e saj, vjen edhe dyshimi nëse e njëjta sot në orën 12:00 do të tërhiqet nga posti që mbanë.

Ajo do t’i adresohet qytetarëve nga Oborri i Kuvendit.

Related posts

Luana Vjollca thekson vijat trupore në foton me bikini

dardanianews

Nuk e dimë ku t’i qajmë”, familjarët e ekuipazhit “Moskva” zbulojnë mashtrimin e Rusisë

dardanianews

Anëtari i PDK’së futet brenda tubimit të VV’së në Rahovec, ka disa fjalë për të pranishmit

dardanianews