May 15, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Arbana dhe Ledioni bëhen bashkë për prezantimin e BBV? Ilir Shaqiri sapo ‘ZBULOI’ sekretin e madh?

Në intervistën për “Canape” në T7, koreografi foli me shumë pasion për këtë projekt në të cilin është përfshirë plotësisht.

Sigurisht që në intervistë nuk u la pa përmendur “Big Brother VIP”.

Iliri tha se arsyeja që asokohe pranoi menjëherë ishte fakti që mori pjesë në edicionin e parë dhe jo të mëvonshmit, për të cilët do të ishte menduar disa herë.

Në fund, ai u vendos edhe përpara një zgjedhjeje për dy moderatorët e formatit: Arbana Osmani apo Ledion Liço.

“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit,

as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë

për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale!

Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”

Related posts

Mos aksidentalisht u zbulua data e BBVK 4?

dardanianews

Egla dhe Luizi jetojnë në të njëjtin pallat? Aktorja zbulon takimin me fituesin e “BBV2”

dardanianews

Më në fund Vesa e mbyll plagën e të dashurit të vjetër dhe flet për të riun – tregon se sa shumë e do atë dhe si e trajton

dardanianews