July 31, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Arbana Osmani do të zërë vendin e Jonidës në BBVK? Flet për herë të parë Jonida Vokshi…

Ndërsa mësohet se BBVK po bëhet gati për edicionin e tretë, ku disa lista personazhesh që thuhet se do të jenë banorët e rinj janë bërë publike (të pakonfirmuar), po aq interes ka edhe për të ditur nëse Alaudini dhe Jonida do të jenë sërish moderatorët e këtij edicioni.

Aludimet që jo, u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.

Këtë lajm si gjithnjë moderatorja Arbana Osmani, as nuk e mohoi e as nuk e pohoi, megjithatë hodhi dyshime se mund të jetë e vërtetë.

Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.

Ndonëse moderatorja nuk ka treguar më shumë për projektet e saj, duket se ka lënë të nënkuptohet që sërish do të jetë në “krye të detyrës” në BBVK, pasi tetori është muaji që do të hapë sërish dyert e shtëpisë për VIP-at për të tretin edicion radhazi.

Related posts

Moderatorja Jehona Bajrami Gashi tregon arsyejet pse nuk ka asnjë rrjet social

dardanianews

Pasi përfolet për ndarje, Linda Halimi sapo ‘tërboi’ rrjetin me videon e fundit 🔥

dardanianews

Shakira largohet nga skena pasi e kapi fansin duke e xhiruar poshtë fustanit

dardanianews