1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Arrestohet Lavdim Krasniqi, Drejtor I Sekretariatit Të Këshillit Prokurorial Të Kosovës, Rasti “Subvencioni 2021”

Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, është arrestuar para pak çastesh në vazhden e aksionit “Subvencioni 2021”.

Indeksonline dhe Kallxo.com raportojnë se Krasniqi aktualisht është duke u intervistuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.

Ndërkohë, informacioni nuk është konfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike e as nga policia, Gazeta Express ka tentuar të marrë informacion zyrtar për këtë rast, por deri më tani nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Arrestimi i sotëm është vazhdimësi i javës së kaluar ku u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me ç’rast janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, kompjuterë etj.

Related posts

Raportohet se është gjetur pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

dardanianews

Ekskluzive: Detaje nga partia e re e Vjosa Osmanit

dardanianews

Pamje tjera ku shihet polici i kapur për fyti në Ferizaj

dardanianews