2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Arritja e Zelenskyt në Washington, këto territore ukrainase pritet të jenë pjesë e bisedimeve

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka bërë disa lëshime në lidhje me “shkëmbimet e tokave” që po kërkon.

Një gjë të tille e tha për CNNi dërguari i Presidentit Donald Trump, Steve Wikoff, megjithëse detajet e këtyre diskutimeve nuk janë bërë të qarta.

As Putini, as ndonjë figurë në qeverinë ruse, nuk ka dhënë shenja për tërheqje nga kërkesa e Moskës që të katër rajonet duhet t’i jepen kontrollit të saj.

Të dielën, Trump prezantoi mesazhin mbi lëshimet që ai tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duhet t’i bëjë, duke thënë se Ukraina duhet të heqë dorë nga rimarrja e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe nga kërkesa për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu në diskutim janë Donetsku, Luhansku, Zaporizhzhia dhe Khersoni, katër rajone të Ukrainës që Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2023.

Luhansku është i vetmi rajon që Rusia e ka pushtuar pothuajse tërësisht. Ajo nuk ka arritur të marrë rripin kyç të fortifikuar të qyteteve në Donetsk.

Related posts

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews

Vdes Nexhat Daci, ish- Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i ASHAK

dardanianews

‘Albanski, albanski’/ Antoneta Koçi rrëfen tmerrin në Serbi: Mendova se do përfundoja prostitutë (FOTOT)

dardanianews