Nënkryetari i Asamblesë Komunale të Zveçanit, Lavdim Peci, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, është treguar shumë i ashpër me Qeverinë e Kosovës, lidhur me mungesën e trajtimit të situatës pas rasteve me koronavirus në veri të vendit.Ai si asambleisti i vetëm shqiptar në këtë komunë me shumicë serbe, ka thënë për RTK-në se është e turpshme se si është lënë kjo pjesë e vendit.
Peci ka bërë të ditur se në atë pjesë të vendit po veprohet me dy palë masa, atë të ndërmarra nga Qeveria e Serbisë e edhe ato të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ka kontaktuar me bashkëpartiakët e tij në Prishtinë, por akoma nuk ka marrë përgjigje rreth kërkesave të tij.Numri dy i asamblesë komunale të Zveçanit ka thënë se të hënën do t’u shkojë në Prishtinë ku do të kërkojë nga qeveria të ja sqarojnë se pse nuk po veprojnë për ta menaxhuar situatën në veri të vendit.