12.6 C
New York
October 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

UEFA merr vendimin, dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi

Pasi e eliminuan dy herë nga Kupa e Botës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të udhëtojnë drejt Serbisë më 25 mars, por jo për t’u përballur me përfaqësuesen vendase.

UEFA ka vendosur që ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024 mes Bjellorusisë dhe Zvicrës të zhvillohet të stadiumin e Novi Sadit në Serbi, për shkak të situatës së paqëndrueshme në Minsk, një vend fqinj i Rusisë dhe Ukrainës, të cilat prej thuajse një viti janë në luftë.

Shaqiri e Xhaka ishin titullarë dhe protagonistë pak ditë më parë në përballjen Zvicër-Serbi, teksa nuk munguan as përplasjet e tensioni me futbollistët serbë, ndaj në Novi Sad nuk do të jenë të mirëpritur.

Përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I e ka edhe Kosovën, Rumaninë, Izraelin e Andorran./ Super Sport

 

Top Channel

Related posts

Shtyhet sërish viti i ri shkollor, nga kjo datë mund të fillojë mësimi në shkolla

dardanianews

Gani Geci dënohet me 3 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

dardanianews

Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

dardanianews