23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Asnjë gjurmë në SHBA, “zhduket” Hashim Thaçi!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që nga propozimi i aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale ka qenë i izoluar nga ndërkombëtarët, duke mos zhvilluar asnjë takim me ndonjë nga liderët evropianë dhe më gjerë.

Të vetmin takim, Thaçi e ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më të cilin Thaçi vazhdimisht ka pasur raporte të ngushta.

E dy ditë më parë, në media u raportua se Thaçi është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajm ky që u konfirmua nga presidenca e Kosovës, por që nuk u dha më shumë informata për qëllimin e vizitës.

Kur kanë kaluar dy ditë që kur ndodhi kjo, në Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk ka asnjë gjurmë nga Hashim Thaçi. Ai si duket është ‘zhdukur’ në SHBA.

Në profilin në facebook të presidentit Thaçi, dhe në webfaqen e presidencës së Kosovës, nuk ka asnjë lajm për ndonjë aktivitet të Thaçit në SHBA.

Po ashtu, as në media nuk është publikuar asnjë lajm apo pamje nga vizita e Thaçit në SHBA.

E kjo vizitë a papritur e Thaçit në SHBA, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Fillimisht ishte analisti politik, Faton Mehmeti ai i cili tha se Hashim Thaçi do të arrestohet në SHBA.

“Thaçi do të arrestohet në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër, nuk besoj se do të kthehet në Kosovë. I leverdis edhe Gjykatës Speciale të arrestojë Thaçin jo në Kosovë, për të shmangur ndonjë incident”, ka shkruar Mehmeti, në profilin e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu edhe Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullorë të Kosovës e tha të njëjtën gjë.

““A po arratiset Hashim Thaçi në USA për të kërkuar azil politik, meqë duhet t’i jet konfirmuar akt-akuza për burgosje në Hagë?!”, kishte shkruar Kelmendi.

E sonte, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka pyetur se ku është presidenti, Hashim Thaçi.

“Ku është Presidenti? Me datë 8 tetor, Thaçi është nisur pa asnjë njoftim për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë informatë pse ka shkuar, kë do ta takojë dhe për çka do të flas. Mediat kanë arritur të marrin vetëm këtë informatë nga zyra e Presidentit se “Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Cila është agjenda e Presidentit në Washington? Cili është qëllimi i vizitës? Kë do ta takojë? Çfarë do të flas?”, ka shkruar deputetja Pacolli, përcjellë “Bota sot”.

Related posts

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, me të ishte një vajzë 27 vjeçe

dardanianews

Ronaldo humb penalltinë, shpërthen në lot

dardanianews

“Më duhej të shfrytëzoja një mundësi”, thotë indoneziani që kapi me litar krokodilin me gjatësi prej 4.3 metrash

dardanianews