8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Avokati Halilaj pyet Lushtakun: Ku i dërgove 1 milion e 400 mijë marka që i more në Tërdec të Drenasit

Botapress, 11 Prill – Shpërndarja e ndihmave nga Sami Lushtaku për disa banorë të Skenderajt është bërë “mollë sherri” jo vetëm mes Lushtakut e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit, shkruan Botapress.
Një dëshmi tjetër është dhënë në opinion për një shumë parashë që Sami Lushtaku kishte marrë në Tërdec të Drenasit në qershor të vitit 1999.
Avokati Gazmend Halilaj si dëshmitar i kësaj ngjarje ka dhënë dëshmi për këto para përmes postimit të tij në Facebook:
SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?
Është trishtuese kur një politikan shqiptar që ka qenë tërë këto 20-të vite në pushtet e që nuk ka lënë asgjë pa privatizuar e rrjedhimisht përvetësuar gjithçka publike në vendin tonë, të kritikojë e akuzojë një anëtar të familjes Jashari se nuk paska punuar për Skënderajn.
Unë isha vet dëshmitar Sami Lushtaku, kur ju i morët ato para, por nuk e di nga shkuan. Edhe një gjë tjetër e di, që UÇK-ja kishte mbetur pa armë jo përse nuk kishte kontribut nga mërgimtarët tanë, por që nuk dihej nga kishin shkuar ato para.
Mos e luani rolin e bëmirësit kur që 20 vite që qeverisët me vendin, i përvetësuat ato të mira publike. Nuk e di si keni fytyrë të dilni të tentoni të bëheni “HalilKastrat”, kur jeni bërë multimilioner me para të taksave të atyre qytetarëve të varfër të këtij vendi.
Duhet të jepni llogari se ku i dëguat 1 milion e 400 mijë marka gjermane, kur i morët nga shtëpia ime më 1999 në 05:00 të mëngjesit..???
Kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mungesë armatimi, paratë dërgoheshin nga mërgimtarët tanë, por ju nuk e di nga i dërguat..?
Se sa i përketë padrejtësive që i shkaktove këtij populli me përvetësimet që ja bëre nëpër tendera, nuk mund t’i numërojmë.
Bekim Jashari nuk e kundërshtoi bëmirësin, e kundërshtojë shkeljen e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve që ai i qeverisë. Kundërshtoi emrin e partisë në situatat më të vështira që gjenden qytetarët e këtij vendi, që ishin në gjendje të mjerueshme para përhapjes së Koronavirusit nga KoronaLushtakët e instaluar nëpër gjithë institucionet dhe gjithë ndërmarrjet publike në vend, që marrin paga të majme nga ata qytetarë, e që dhënë tëndera për kompanitë e juaja.
Shihemi në Gjykatë.

Related posts

Deklarata shkouese: “Ish këshilltarja e Thaçit, Dhurata Hoxha kishte paguar 168 mijë euro për të promovuar ndarjen e Kosovës”

dardanianews

Shpërthen ish-agjenti i SHIK-ut ndaj Hashim Thaçit, ka disa pyetje për të kaluarën e tij: Pse UDB-ja e liroi Ganiun, a t’u shpërblye…

dardanianews

Eksperti: Speciet misterioze njerëzore “hobbit” mund të mos jenë zhdukur

dardanianews