May 2, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Miss Serbia këshillon ata që nuk udhëtuan për shkak të COVID-19 t’i pyesin kosovarët “si u ndien këto 20 vjet”

Miss Serbia padyshim është ndër figurat që nuk e ka mohuar asnjëherë mbështetjen për Kosovën, pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë.

Bëhet fjalë për Irina Jovanka, e cila ka befasuar me një deklaratë së fundmi, transmeton “Panorama”.

Kujtojmë në “Miss Freedom of the World”, biondja seksi bëri shqiponjën me duar, ndërkohë që kur Shqipëria u godit nga tërmeti, ajo ishte e pranishme për të dhënë ndihmën e saj.

Këtë herë ajo ka vendosur që nëpërmjet Instagramit të kujtojë edhe njëherë mbështetjen për Kosovën.

Sipas missit, të gjithë ata që nuk udhëtojnë dot për shkak të Koronavirusit, të pyesin kosovarët, të cilët nuk kanë udhëtuar dot për 20 vjet.

“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vjet me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin”, -shkruan Irina Jovanka.

Related posts

Kthimi i eshtrave të Isa Boletinit, stërnipi i tij: Rugova i kishte dhënë dy mijë marka gjermane, propozoi të varrosej në Mitrovicë

dardanianews

Radikali katolik nga Shqipëria me tjetër video, shanë e fyen rëndë Adem Jasharin

dardanianews

Alarmohen serbët: Britania dërgoi raketa në Kosovë, Vuçiq do t’i reagojë Boris Johnsonit

dardanianews