3.7 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

Meshar Selimaj, avokat mbrojtës i të moshuarës që u sulmua në qendrën e të moshuarve “Orenda”, tha se e dyshuara për këtë rast Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani.

Selimaj tha se sipas informacioneve që ka, Pelaj mund të jetë në Gjermani.

Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha Selimaj për Euronews Albania.

Ndryshe, pamjet që u xhiruan brenda kësaj qendre u bënë virale dhe nxitën reagime të ashpra. Aty shfaqej Pelaj duke e rrahur një të moshuar, derisa koleget e saj qeshnin e argëtoheshin me këtë skenë.

Deri tash nuk është ngritur aktakuzë për këtë rast.

Related posts

Rikapitulim i aktiviteteve bamirëse dhe kulturore 15 vjeçare e SHBK, ” Sali Çekaj” në Zvicër

dardanianews

E fundit: Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për 300 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publik

dardanianews

Trumpi kursen Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa Serbisë ja rrit tarifat me 35%

dardanianews