23.2 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

Meshar Selimaj, avokat mbrojtës i të moshuarës që u sulmua në qendrën e të moshuarve “Orenda”, tha se e dyshuara për këtë rast Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani.

Selimaj tha se sipas informacioneve që ka, Pelaj mund të jetë në Gjermani.

Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha Selimaj për Euronews Albania.

Ndryshe, pamjet që u xhiruan brenda kësaj qendre u bënë virale dhe nxitën reagime të ashpra. Aty shfaqej Pelaj duke e rrahur një të moshuar, derisa koleget e saj qeshnin e argëtoheshin me këtë skenë.

Deri tash nuk është ngritur aktakuzë për këtë rast.

Related posts

Ky është burri që e rrahu mizorisht gruan e tij e cila vdiq sot në spital

dardanianews

LAJM I FUNDIT/ Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

dardanianews

Frikë pas katastrofës në Turqi dhe Siri, mediat iraniane: Një tërmet do shkatërrojë dhe Teheranin

dardanianews