20.7 C
New York
April 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezëLajme

Babai hero futet në det për të shpëtuar 3 fëmijët e tij/ Mbytet bashkë me 6-vjeçarin, shpëtojnë 2 të tjerët

Një ngjarje sa heroike aq edhe tragjike është regjistruar në ujërat e detit Ischitella në Castel Volturno, në provincën e Casertës.

Mësohet se një burrë dhe djali i tij i mitur, 6-vjeç nga Gana u mbytën në det.

Bazuar në atë çfarë thonë rojet bregdetare, burri ndodhej në plazhin e Fontane Bleut me tre fëmijët e tij të mitur, 6, 10 dhe 13 vjeç.

Të tre fëmijët u hodhën në det, por rryma i tërhoqi zvarrë nga bregu.

Për t’i shpëtuar burrë u fut në det, shpëtoi dy fëmijët 10 dhe 13 vjeç, ndërsa ai vet bashkë me djalin e vogël u mbytën.

Një nga dy fëmijët e dërguar në spital është në gjendje më të rëndë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, zjarrfikësja dhe Autoriteti portual.

 

Related posts

Ndodh në Bruksel, një qytetar i vërsulet dy gazetarëve kosovarë – VIDEO

dardanianews

Njeriu që gjithë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

dardanianews

Videoklipi i Adelinës tek vila e Radojçiq nxit reagime të forta

dardanianews