April 7, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Babai i Rron Gjinovcit tregon pse është me PDK’në dhe e pëlqen Hashim Thaçin

Babai i Rron Gjinovcit, Arbri ka treguar se pse është me Partinë Demokratike të Kosovës dhe pse e përlqen ish-presidentin, Hashim Thaçin, raporton Express.

Në emisionin e Adi Krastës, ai ka thënë se lidhja e tij me PDK’në është më shumë emocionale, duke e lidhur edhe me faktin se vjen nga regjioni i Drenicës.

“Lidhja ime me Partinë Demokratike nuk është lidhje si parti, por është një lidhje më shumë emocionale, sepse unë vijë nga regjioni i Drenicës, ku PDK’ja është e shtrime më shumë në atë territor. Partia Demokratike e ka brendashkruar UÇK’në brenda vetes,  mirëpo po ua kujtoj tash se më 14 shkurt në listën e zgjedhjeve, në 10shen e parë nuk është asnjë personazh i Ushtrisë Çlirimtare, vetëm Xhavit Haliti nëse nuk gaboj, e që i bie se kanë bërë reforma të thella. Do të thotë në 10’shen e parë e kemi vetëm Xhavit Halitin, por shohim njerëz të muzikës, të artit e të kulturës”, ka deklaruar ai.

Tutje, Arbri ka treguar se përplasjet me Rronin i kanë shkaku i Thaçit.

“Me Rronin e kemi problemin për Hashim Thaçin, sepse nuk qëndron siç thotë Rroni”, ka deklaruar Arbër Gjinovci.
https://www.youtube.com/watch?v=cyaRkIblTfc
https://youtu.be/cyaRkIblTfc
https://youtu.be/cyaRkIblTfc?t=1

Related posts

Ekspertët: Koronavirusi do të pësojë mutacion, do të ashpërsohet dhe do të bëhet më kërcënues se kurrë

dardanianews

Priten stuhi e shkarkime rrufesh, në mungesë të radarit nuk dihet cilat vende të Kosovës mund të goditen

dardanianews

Ndërroi jetë papritur, kush ishte Gerti Bogdani, deputeti i PD dhe baba i dy fëmijëve me aktivisten e njohur

dardanianews