13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Ballkani i Hapur”, Edi Rama të mërkurën viziton Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vizitojë Serbinë më 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e iniciativës ‘Open Balkan’.

Sipas njoftimit të qeverisë, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

“Ballkani i hapur” është nisma e re e bashkëpunimit  rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 Korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Kryeministri Rama dhe Zaev dhe presidenti serb Vuçiq në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Related posts

Zeka publikon një foto sa 10 milion fjalë, e paraqet vetën si gomar

dardanianews

Kurti zbulon propozimin e KFOR-it për veriun: Shpresoj që zgjidhja të gjendet sot në Bruksel

dardanianews

Çka ndodhi me ish-punëtorin që i denoncoi Ramush e Daut Haradinajn për rrahje

dardanianews