11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Balona e Vuçiq: BE do ta shpërblejë Kosovën me viza më 23 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka folur në një konferencë për media. Siç raporton ‘tanjug’, Vucic ka thënë se është duke pritur që më 23 qershor, Brukseli ta shpërblej Kosovën me liberalizim të vizave, gjë për të cilën Vuçiq thotë se s’ka asgjë kundër, raporton Express.

Ai ka thënë se vetëm do të pres e të shoh se si Evropa do të arsyetojë një vendim të tillë për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë sipas tij, Kosova “s’po bën asgjë në dialog”, dhe se “ka ndaluar zgjedhjet”.

“Por unë dua vetëm të shoh se si do të shpjegojnë, do t’i shpërblejnë ata që nuk bënë asgjë në dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan në incidentet e përditshme se nuk e meritojnë besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vucic./GazetaExpress./

Related posts

Deputetja e Kuvendit të Kosovës e puth në buzë një vajzë dhe publikon videon

dardanianews

Pas Berishës, zbulohen emrat e PS që do të shpallen ”non grata” nga SHBA

dardanianews

Serbia në makth, nëse Kosova blen sistemin kundërajror – Iron Dome dhe Javelin

dardanianews