25.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeShqipëri

“Basha nuk dëgjoi kritikët”, Kadilli pas mbledhjes në PD: Do ti shkoj deri në fund garës për kryetar

Bardh Kadilli nuk i ka ndaluar kritikat ndaj Lulzim Bashes edhe pas mbledhjes se Këshillit Kombëtar te PD qe miratoi 13 qershorin për zgjedhjet për kryetar.

Në përfundim të mbledhjes Kadilli i cili është deklaruar hapur kundër Lulzim Bashës në PD, ka shprehur qendrimin e tij se do te qendroje deri në fund ne garen per drejtimin e PD.

Kadilli ka theksuar pas mbledhjes se sado e pabarabartë të jetë gara brenda PD, au nuk terhiqet pasi Basha nuk ka reflektuar ndaj zërave kritikë.

“Qoftë Kryesia, qoftë Këshilli diskutuan gjatë dhe më përgjegjësi. Zërat kritikë arritën të artikulojnë qartë dorëheqjen e kryetari. Ata nuk u dëgjuan por u arrit të hapej gara. Sido të jetë gara dhe jashtë standardeve. Jam i vendosur deri në fund ti qëndroj projektit për një PD të hapur dhe një PD fitues.

Tu japim shpresë të gjithë shqiptarëve. Do e kemi një PD me të madhe se kryetari. Një PD e shekullit 21 mund të ndryshojë Shqipërinë. Përballë krimit të kemi qytetarin. Sot u flas të gjithë shqiptarëve dhe jam për qytetarin politik.

Do ja dalim. Demokracia është e vështirë dhe rrugë për një moment lirie. Është vetëm një brez larg. Jam i vendosur për ti shkuar deri në fund përtëritjes së PD dhe të gjithë.” tha Kadilli ne perfundim te mbledhjes se kryesise dhe keshillit Kombetar demokrat.

Related posts

Forumi i Prespës, Kurti kundër Mini-Shengenit: Nuk ka vizion për rajonin, Kosova e refuzon ashpër

dardanianews

Gjendet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, mediat botërore jehonë lajmit

dardanianews

Ky është 30-vjeçari që vdiq disa ditë pasi ra nga objekti ku punonte në Fushë Kosovë

dardanianews