3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Befason Haki Rugova me deklaratën për Vjosa Osmanin, ja çfarë thotë tani!

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i ka rënë pishman deklaratave për Vjosa Osmanin.

Rugova tash thotë se nëse Osmani do të jetë pjesë e qeverisë së re, kjo duhet së pari të vendoset nga partia, derisa sa shprehet se askush nuk e mban atë me zor në parti.

Vendimi është i kryesisë nëse Vjosa do të jetë pjesë e LDK-së, jo i saj. Vjosa është pjesë e LDK-së aktualisht, por kerkush nuk të mban me zor në parti nëse ti nuk dëshiron”, thotë Rugova.

Ka qenë pikërisht Rugova i cili ditë më parë tha se Osmani nuk është pjesë e LDK-së, derisa ishte shprehur se ajo ka zgjedhur Kurtin dhe jo LDK-në.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajtojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diçka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, ishte shprehur Rugova.

Derisa sot është caktuar seanca e Kuvendit, kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Ajo do të mbahet të mërkurën në orën 11:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti.

Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.

Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

Derisa presidenti Thaçi, pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka kërkuar formim më të shpejtë të qeverisë.

“Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së Kosovës. Kam qenë i kujdeshëm në çdo hap që kam marrë që të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën”

“Tani pres që sa më parë të themelohet qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë një qeveri funksionale dhe efektive”

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë për mandatarin nga Gjykata Kushtetuese kanë reaguar në Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetarja e LVV, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka shkruar në Facebook se gjendjen e jashtëzakonshme nuk kanë arritur ta shpallin, e për këtë arsye e kanë krijuar atë.

“Nuk arritën ta shpallin, prandaj e krijuan gjendjen e jashtezakonshme”, ka shkruar ajo.

Kollcaku në këtë shkrim ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë.

 

 

 

 

Related posts

Po barte udhëtarë nga Baseli, aeroplani u godit nga rrufeja në aeroportin “Adem Jashari”

dardanianews

Momentet kur balena del prapa barkës së turistëve që e kërkonin në anën e gabuar

dardanianews

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

dardanianews