March 22, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-mjeku i UÇK-së: Hashim Thaçi hapi të gjitha letrat, trego gjithçka për…

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, thotë se është koha që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i hap të gjitha letrat e tij për marrëveshjen me Serbinë.

Loshi përmes një postimi në Facebook, shkruan se është koha për burra të përgjegjshëm shtetëror dhe jo për idhnakë, dinakë e hakmarrës

Sipas tij, Thaçi duhej që të takoj Albin Kurtin dhe të i tregoj për marrëveshjen me Serbinë.

“Hashim Thaçi po i lexon mirë edhe Vuçiqin, edhe administratën e Trumpit, por unë e siguroj Hashimin dhe të gjithë hashimistët se nuk janë duke e lexuar mirë Amerikën dhe as popullin e Kosovës”, shkruan Loshi, përcjell gazeta “Bota sot”.
Postimi i plotë:

Hashim Thaçi nuk duhet të flasë me gojën e opozitarit përderisa është president. Albin Kurti asnjëherë nuk ka qenë antiamerikan. Këso përrallash nuk i blejnë as fëmijët e Brojës!

Koha është për burra të përgjegjshëm shtetëror e jo për idhnakë, dinakë e hakmarrës. Koha është që Hashim Thaçi ta takojë Albin Kurtin dhe t’i hapë të gjitha letrat e tij për marrveshje me Serbinë.

Hashim Thaçi po i lexon mirë edhe Vuçiqin, edhe administratën e Trumpit, por unë e siguroj Hashimin dhe të gjithë hashimistët se nuk janë duke e lexuar mirë Amerikën dhe as popullin e Kosovës.

Taktikat për ta mbajtur karrikën përmes Amerikës, janë tentim për ta përdhosur sistemin demokratik të Kosovës. Nice try, thonë amerikanët. Por, no passaran, thonë spanjollët!

Related posts

Kjo është arsyeja pse kurrë nuk u martuar Arjan Konomi!

dardanianews

Nxjerren armët në Shkup: Sigurimi i Aeroportit tenton ta shtyejë fizikisht presidentën Osmani

dardanianews

Votoni në sondazh 24 orë: A duhet të shfuqizojë Qeveria Kurti vendimin për shaminë?

dardanianews