November 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Befason Xhuli: Kam mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme dhe kam punuar si doktoreshë në Finlandë

Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, i është futur garës së kërcimit, “Dancing With The Stars”.

Ajo është zhvendosur për pak kohë në Tiranë, ku do të kërcejë në krah të balerinit Dion Gjinika, me shpresën për t’i shkuar sa më gjatë kësaj gare.

Bukuroshja drenicase ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albanian Radio, ku ka folur rreth kësaj eksperience të re.

E pyetur nga moderatorët, ajo i ka bërë një prezantim të përgjithshëm vetës së saj dhe të arriturave deri më tani.

Në bisedë e sipër, Xhuli ka treguar edhe një anë tjetër të saj – atë që e lidh me fushën e mjekësisë, pasi dikur ka qenë studente e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

“Unë e kam përfunduar Mjekësinë e Përgjithshme. Kam punuar edhe si doktoreshë në Finlandë, kam punuar edhe në investime bankare, në banka të ndryshme nëpër. Pastaj kam shkuar te biznesi i fitnesit”, tha Xhuli në Top Albanian Radio.

Bukuroshja theksoi se fama e saj u rrit veçanërisht pas pjesëmarrjes së saj vitin e kaluar në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.

/GazetaSinjali/

Related posts

Digjet rrjeti, Melinda Ademi i hyp motorit në bikine

dardanianews

Reagon inxhinieri që u përfol se është në një lidhje me Elvana Gjatën dhe i martuar: “Do të përballeni…”

dardanianews

Zbulohen emrat e parë të “BB VIP Kosova 5”? Mes tyre një këngëtare e njohur

dardanianews