15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Lajme

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore

Pacolli ka zbuluar se është baba i dy vajzave që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Ai e përshkroi periudhën kur ka ardhur në jetë vajza e tij e parë, Arbëresha, si një moment kalimtar në jetën e tij, pas mbarimit të studimeve dhe shërbimit ushtarak.

“Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Vajza e madhe, Arbëresha, jeton në Austri dhe ka qenë rezultat i një periudhe transitive”, tha Pacolli.

Behgjet Pacolli (Foto: Arbana Osmani/YouTube)

Ai gjithashtu shtoi se vajza e tij e dytë ka lindur kur ishte 30 vjeç, duke theksuar se marrëdhëniet me nënat e vajzave kishin histori të ndryshme.

“Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por lidhja dështoi”, tregoi ai.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Pacolli shprehu krenarinë dhe lumturinë për vajzat e tij, duke vlerësuar arritjet e tyre profesionale.

“Vajzat sot janë bankiere, kanë studiuar. Jam shumë i lumtur për to,” tha ai, duke nënvizuar marrëdhënien e tij të fortë me to dhe suksesin që ato kanë arritur në jetën e tyre.

Deklaratat e tij kanë ngjallur interes të madh publik, duke sjellë një anë të panjohur të një prej figurave më të rëndësishme të jetës publike dhe politike në Kosovë. /Telegrafi/

Related posts

​Berisha i drejtohet Vuçiqit: Mos tento destabilizim në Kosovë, do të përballesh me reagimin si komb

dardanianews

Familja e Haki Imerit: Me Hashim e Gani Thaçin e përfundojmë muhabetin pas epilogut të Gjykatës Speciale

dardanianews

Çka nëse je në plazh me familje dhe në çadrën tjetër është Albini? Kështu përgjigjet Hoti

dardanianews