Mjekët kardiologë ndajnë dietën e tyre, stërvitjen, dhe rutinën e largimit të stresit për të parandaluar sëmundjet e zemrës.
Duke ditur atë që dinë, si e mbajnë zemrën e tyre të shëndetshme? Kardiologët nuk janë vetëm ekspertë në sëmundjet e zemrës; ata e dinë se si ta mbajnë zemrën e tyre në formë të shkëlqyer. Më poshtë janë disa zakone të përditshme që ata ndjekin.
“Në fund të ditës, gjithçka ka të bëjë me sigurimin që presioni i gjakut dhe kolesteroli të kontrollohen… dhe të ushtroheni”, thotë Dr. Marc Eisenberg, një kardiolog klinik dhe profesor i asociuar i mjekësisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia në Nju Jork.
Ekziston gjithashtu një theks të veçantë mbi rëndësinë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.
“Është shumë e fokusuar te ushtrimet,” shton Dr. Nieca Goldberg, një kardiologe dhe profesore e asociuar klinik në Shkollën e Mjekësisë Grossman të NYU. Ajo thekson se aktiviteti fizik është një komponent kyç i shëndetit kardiovaskular.
Këtu janë 8 zakonet e përditshme të kardiologëve për një zemër të shëndetshme:
1. Ecni në shumicën e ditëve të javës.
Ecja e më tepër me bicikletë rrit rrahjet e zemrës dhe na sjell përfitime të shumta në zemër. Synimi për të gjithë është ecja e shpejtë – ose ekuivalenti, si biçikleta, noti, përdorimi i një piste vrapimi – për rreth 40 deri në 50 minuta, të paktën pesë ditë në javë, shton Eisenberg. Nuk ka pse të jetë e vazhdueshme, kështu që mund ta ndani në shëtitje ose stërvitje më të shkurtra disa herë në ditë.
2. Ndiqni dietën mesdhetare.
Perdorimi i shqimit si ai i dietes mesdhetare ka mjaft përfitime. Vaj i ullirit si yndyrë e shëndetshme dhe sallatat me perime e proteina nga peshku apo pula përbëjnë një aspekt të rëndësishëm të kësaj diete. Ndërsa ëmbëlsues përdorni vetëm prej frutave, duke i mbajtur kaloritë nën kontroll.
3. Jepini trupit tuaj një pushim nga të ngrënit.
Në disa raste, doktorët e këtij profesioni janë të zënë me orare të ngjeshura. Prandaj, ata rekomandojnë të kombinojnë mëngjesin dhe drekën në një vakt të vetme, duke konsumuar ushqime të pasura me proteina si kosi grek, ton ose vezë të ziera. Ndërsa në fundjavë, ata ndjekin gjithmonë një menu mesdhetare të plotë.
4. Shmangni yndyrnat e ngopura.
“Ushqimet me kolesterol të lartë, si vezët, nuk rrisin domosdoshmërisht nivelet e kolesterolit. Por janë ushqime që janë të larta në yndyrna të ngopura dhe për këtë arsye, duhet shmangur proshuta, gjalpi, ushqimet e skuqura dhe bulmeti me yndyrë të plotë,” thekson Dr. Goldberg.
5. Bëni një gjumë të mjaftueshëm.
Studimet tregojnë se kardiologët prioritizojnë gjumin e mirë, duke kërkuar që t’i japin vetes të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë. Fjetja më pak lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe shtimin në peshë, duke theksuar rëndësinë e gjumit për shëndetin kardiak.
6. Peshohuni rregullisht.
Një zakon që duhet ndjekur është pesha e trupit. Peshimi i rregullt mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të peshës dhe të evitojë surpriza të papritura. Sa më shumë të jenë njerëzit mbipeshë, aq më shumë ka të ngjarë të zhvillojnë sëmundje të zemrës, paralajmëron Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut.
7. Bëni çdo ditë diçka që ju largon stresin.
Për të menaxhuar stresin, aktiviteti fizik del të jetë qetësuesi kryesor. Ecja pas një dite të gjatë pune, përveç se është një formë stërvitjeje, ofron gjithashtu mundësinë për të marrë ajër të pastër dhe për të reflektuar mbi ditën.
8. Mbani një këndvështrim pozitiv
Një qëndrim optimist dhe pozitiv mund t’ju çojë në rezultate të shkëlqyera shëndetësore. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që kanë një pikëpamje negative për jetën kanë një shkallë më të lartë të sëmundjeve të zemrës se sa ata që janë më optimistë. Për të arritur një jetë të shëndetshme, është e rëndësishme të mbani një qëndrim të qartë dhe të gëzueshëm.