September 15, 2026
DardaniaNews
Sport

VIDEO/ Pamje dramatike, momenti kur mesfushori i Fiorentinës bie pa ndjenja në fushë

Këto janë pamjet nga momenti kur mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç,  u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.

Sapo lojtari u rrëzua përtokë (ndërsa ai po lidhte këpucët) shokët e tij u përpoqën menjëherë ta ndihmonin te mos i merrej fryma, duke i futur gishtat në gojë. Megjithatë, pjesa tjetër e lojtarëve, së bashku me stafin e të dyja skuadrave, u grumbulluan rreth Bove për të mos lejuar kamerat dhe tifozët të vëzhgonin skenën.

Në momentin që ndeshja është ndërprerë, lojtarët janë larguar të përlotur nga fusha dhe janë kthyer në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë është shtyrë zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter qe u ndërpre me rezultatin 0-0.

Top Channel

Related posts

Andin Lokaj godet keq kryeministrin Kurti

dardanianews

Florian Wirtz gati t’i bashkohet Bayern Munich, gjermani jep pëlqimin e tij

dardanianews

Ekskluzive: Xherdan Shaqiri me shoqëri shkaktojnë probleme në “Zone Club” në Prishtinë, nxirret jashtë nga sigurimi

dardanianews