8.5 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajme nga Bota

Biden e Obama reagojnë pas vrasjes së aleatit të Trump, Charlie Kirk: Kjo dhunë s’ka vend në SHBA, lutemi për familjen e tij

Ish-presidentët amerikanë, Joe Biden, dhe Barack Obama, kanë reaguar pas vrasjes së aktivistit konservator, Charlie Kirk.

Biden tha se një dhunë e tillë nuk ka vend në SHBA dhe duhet të marrë fund.

“Nuk ka vend në vendin tonë për një dhunë të tillë. Ajo duhet të marrë fund tani. Jill dhe unë po lutemi për familjen e Charlie Kirk dhe të dashurit e tij” shkroi ai në “X”.

Edhe ish-presidenti Obama dënoi ngjarjen, duke theksuar se dhuna e tillë nuk i shërben demokracisë.

“Ende nuk e dimë se çfarë e motivoi personin që qëlloi dhe vrau Charlie Kirk, por një dhunë kaq e neveritshme nuk ka vend në demokracinë tonë. Michelle dhe unë do të lutemi sonte për familjen e Charlie-t, veçanërisht për bashkëshorten e tij Erika dhe dy fëmijët e tyre të vegjël” u shpreh Obama.

Të dy liderët u shprehën se qëndrojnë pranë familjes së Kirk-ut, duke dërguar lutjet dhe ngushëllimet e tyre.

Theksojmë se 31-vjeçari u qëllua në një aktivitet në kampus në Utah të mërkurën pasdite.

Related posts

Çka i kishte thënë Ibrahim Rugova-Bill Clintonit pasi ia dha gurin e kristaltë

dardanianews

Pas kërcënimeve të Serbisë, Kroacia ndërton kamp ushtarak në Kosovë

dardanianews

43-vjeçari çoi dy 13-vjeçare në një hostel në rrugën Prishtinë-Podujevë

dardanianews