21.2 C
New York
September 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeShowbiz

Big Brother i bënë ftesë analistit Valon Syla

Spektakli Big Brother VIP Kosova ishte një senzacion në edicionin e parë të tij.

Personazhe të shumtë VIP e sfiduan veten në aventurën mbi 100 ditore, duke konkurruar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

E një aventurë e re duket se është gati të rifillojë sërish, me edicionin e dytë që pritet të nisë në muajin tetor.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë spektaklit se data e fillimit është përcaktuar të jetë e hëna e 2 tetorit.

Po të njëjtat burime gjithashtu kanë treguar se këtë vit do të futen plot 20 konkurrentë në shtëpinë më të famshme në vend.

Ndërsa dy emrat e parë që po negociohen për të qenë pjesë e spektaklit shumë të ndjekur janë gazetari Valon Syla dhe këngëtarja Arta Kabashi.

I pari njihet si gazetar dhe analist i çështjeve politike. Ai është më shumë i njohur edhe për qëndrimet e tij kontraverse për shqiptarët e diasporës.

Arta ndërkohë është një këngëtare e tregut muzikor shqiptar, e cila nuk ka pasur një karrierë aq të ndezur sa motra e saj Ana (konkurrente e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova).

Dy motrat Kabashi e kanë nisur bashkë karrierën e tyre duke u paraqitur në spektaklin e talenteve “Albanian Got Talent” në vitin 2010, ku shkuan deri në finale.

Përndryshe, fitues i edicionit të parë u shpall reperi nga Shqipëria, Stresi me çmimin e madh prej 160 mijë eurosh – gjersa finalistë të shpërblyer me nga 10 mijë euro ishin finalistët: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaqi dhe Mbresa Hajrullahu.

Related posts

Rritje e jashtëzakonshme! Nuk do besoni sa mijë ndjekës fitoi Egli në Instagram!

dardanianews

S’është Ledri, Xhensila Myrtezaj jep lajmin e madh krah burrit më të bukur shqiptar – dalin pamjet që s’janë parë më herët

dardanianews

Larissa Hyrlana, referja më “hot” që e keni parë ndonjëherë

dardanianews