November 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zbulohet mashtrimi: Mërgimtari thotë se nuk i dërgoi 50 mijë euro, e as biri 70 mijë euro për fondin e Qeverisë Kurti

Mashtrimet nga militantët e Vetëvendosjes po vazhdojnë të shënojnë rritje dhe nuk po stopohen nga këta të fundit, e fundit është kjo me fondin që ka formuar Qeveria për ndihma me të holla nga diaspora jonë e dashur.

Para pak ditësh u raportua se mërgimtari Luan Zuka dhuroi 50 mijë euro për Kosovën si ndihmë ndaj koronavirusit, madje u raportua se edhe djali i tij, Liridon Zuka dhuroi 70 mijë euro.

U publikuan foto në disa prej grupe të militantëve të Vetëvendosjes si lajm për përkrahje të madhe ndaj fondit të Qeverisë Kurti, por kjo e gjitha po del të jetë e pavërtetë dhe gënjeshtër e përdorur për qëllime personale.

Luan Zuka është lajmëruar dhe ka thënë se as ai nuk i ka dërguar 50 mijë euro e as i biri tij i tij Liridon Zuka nuk i ka dërguar 70 mijë euro.

Zuka ka thënë se nuk ka dërguar para dhe se emri i tij është keqpërdorur.

”Nuk kam dërguar para as unë e as biri im. Është duke u keqpërdorur emri im dhe familjes sime. Janë manipulime” u shpreh Zuka për Gazetën NewBorn.

Kujtojmë se emri i tij dhe familjes së tij Zuka po keqpërdoret për fabrikime të lajmeve të rreme.

Related posts

Ledri zyrtarizon lidhjen, poston foton me të dashurën

dardanianews

Reagon sërish Shkelzen Gashi, flet për luftën e UÇK-së dhe i ka dy fjalë për Albin Kurtin

dardanianews

“Çele gurin gojën”, asnjë fjalë nga krerët e shtetit për arrestimet në OVL të UÇK-së

dardanianews